Greqia ka miratuar ligjin për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Projektligji që lejon kultivimin dhe shitjen e kanabisit farmaceutik u miratua gjatë seancës plenare të Parlamentit të premten në mbrëmje. Ligji kaloi me 158 vota pro dhe 33 kundër.
Projektligji u refuzua nga deputetët e Partisë Komuniste, Zgjidhja për Greqinë dhe MeRA25.
Projektligji është paraqitur nga Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve dhe mban emërtesën "Prodhimi, Nxjerrja dhe Shpërndarja e Produkteve Finale të Kanabisit Farmaceutik të Specieve Cannabis Sativa L, që Përmban Mbi 0.2% të Tetrahidrokannabinolit (THC)".



