“Këneta nën ujë nga kukulla e bashkisë”/ Qytetarët e Durrësit sërish në protestë

“Këneta nën ujë nga kukulla e bashkisë”/ Qytetarët e Durrësit sërish në protestë

Po zhvillohet sot në mbrëmje në Durrës një tjetër protestë para bashkisë së qytetit lidhur me përgjegjësitë e autoriteteve për përmbytjet e fundit. 

 

Protestuesit akuzojnë kryebashkiaken Emirjana Sako për mos marrjen e masave të nevojshme.  Protestuesit u bënë thirrje bashkëqytetarëve t'i bashkohen. Në shenjë revolte kanë hedhur domate dhe letra higjienike drejt godinës së bashkisë.

 

Protesta u shoqërua me tensione ndërsa në pankartat e protestuesve shkruhej: "Banorët e Kënetës nën ujë nga shiu dhe kukulla e Bashkisë në Santa Turke".

 

Një prej protestuesve është shoqëruar në komisariat nga policia, pasi ka hedhur një kapsollë.

 

Në përfundim pjesëmarrësve iu komunikua se protesta u mbyll dhe mund të zhvendosen përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.

 

Sipas informacioneve, kjo thirrje u bë pasi policia ka arrestuar personin që dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike gjatë protestës para godinës së bashkisë.

 

Kujtojmë që një pjesë e mirë e Durrësit u paralizua nga përmbytjet e fundit, ku ndonëse reshjet kanë ndalur, uji vijon të jetë prezent në disa zona. Më problematike situata ka qenë në Sukth dhe Katund të Ri, ku shumë banorë janë evakuuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy