Grupi i mjekëve që po merret me trajtimin e presidentit të Amerikës Donald Trump, i cili të premten u shtrua në spital për shkak se është i prekur me koronavirus, kanë dhënë detaje mbi shëndetin e tij.
Sipas BBC ata thanë se Trump është trajtuar me deksametazon, një steroid që u jepet pacientëve kritik me Covid-19, në mënyrë që të ndihmojë funksionimin e mushkërive të tyre.
Pavarësisht kësaj, doktorr Sean Conley, thotë se ekipi i tij po përgatitet që të hënën Donald Trump të largohet nga spitali dhe të vijojë kurimin te Shtëpia e Bardhë.
Më herët doktorri në fjalë e ka mohuar se Trump po trajtohej me oksigjen, por për këtë thotë se po përpiqej ta bënte optimste situatën për ekipin e tij që kujdeset për presidentin.



