
Situata e tensionuar në veri të Kosovës e ka bërë të nevojshme shtimin e trupave të KFOR-it. Siç raportojnë mediat serbe, prani e shtuar e trupave të KFOR-it është vënë re në Jarinjë dhe Bërnjak, ku rrugët janë bllokuar prej një jave nga serbët.
Zyra për Informim e KFOR-it në Kosovë ka sqaruar për mediat në Prishtinë se në zonë po bëhen këto janë patrullime rutinore, por është shtuar numri dhe kohëzgjatja e patrullimeve që po bëhen në gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe veriun.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe Kosovën Veriore”, thuhet në përgjigjen KFOR-it.



