Celibashi: Zgjedhjet e 14 majit, zhvillim i mirëpritur demokracie

Celibashi: Zgjedhjet e 14 majit, zhvillim i mirëpritur demokracie

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka mirëpritur dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Në një reagim në rrjetet sociale Celibashi deklaron se është në vëmendjen e KQZ-së për t’i përgatitur dhe administruar zgjedhjet sipas standardeve ndërkombëtare.

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 majit 2023, do të jenë një zhvillim i mirëpritur demokracie. Ato prej kohësh kanë qenë në vëmendjen e KQZ Shqipëri për t’i përgatitur dhe administruar sipas standardeve ndërkombëtare të njohura dhe të pranuara.

Profesionalizmi, paanësia, transparenca dhe bashkëpunimi me partitë politike, me medien e shoqërinë civile, rikonfirmohen si karakteristika themelore të veprimtarisë së KQZ”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme.

Presidenti e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe thekson se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare.

Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy