Dosja "Habilaj", 50 ditë të tjera burg për “financierin” e grupit

Dosja "Habilaj", 50 ditë të tjera burg për “financierin” e grupit

Gjykata e Tiranës ka lënë përsëri në burg Nezar Seitit i njohur ndryshe edhe si “financieri” i grupit kriminal të trafikut të drogës, i drejtuar nga Habilajt.

Togat e zeza kanë shtuar me 50 ditë të tjera afatin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për qëllim ekstradimi, pasi Seiti kërkohet nga drejtësia italiane. 

Në seancë Seiti kërkoi shuarjen e masës së sigurisë, për shkak të mbarimit të afatit kohor të dy masave, me nga 20 ditë dhënë më herët ndaj tij.

Nga ana tjetër për Seitin ekziston edhe një masë tjetër shtrënguese, “arrest në burg”, dhënë për të nga Krimet e Rënda, për llogari të hetimit të nisur ndaj tij në Shqipëri.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Katanias, Seiti është personi që shpërndante fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal, jo vetëm mes anëtarëve të grupit “Habilaj”, por edhe bashkëpunëtorëve që ndihmonin në realizimin e trafikut të narkotikëve, apo armëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy