Georgina Rodriguez gati për Sanremo, CR7-ës i rezervohet vendi special

Georgina Rodriguez gati për Sanremo, CR7-ës i rezervohet vendi special

Të enjten mbrëma, partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e publikut ne teatrin “Ariston” së Sanremo 2020. CR7 do të jetë i ulur aty duke bërë tifo për gruan, e cila do të zbresi nga shkallët e emocionuar për të përjetuar një eksperiencë ndryshe. Futbollisti i 5 topave të artë do të jetë në rresht të parë, në një vend të rezervuar enkas për të, ku dhe sigurisht do të tërheqë vëmendjen e medias dhe fotografëve.

Media italiane shkruajnë se të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë do të veshë partnerja e yllit të futbollit dhe a do të arrijë ajo ta kalojë me sukses këtë eksperiencë të re.

Por si po e pret këtë natë Georgina Rodriguez? Ka qenë vetë ajo e cila me anë të një postimi në Instagram nuk e fsheh lumturinë dhe emocionin për këtë përvojë të re në jetën e saj në skenën italiane. “Fytyra ime e lumtur, duke ditur se dhe pak orë më ndajnë nga Saremo. Data 6 Georgina po vjen”, ka shkruar Rodriguez poshtë fotos ku duket mjaft e lumtur.

Theksojmë se këtë vit interesi i shqiptarëve për spektaklin e muzikës italiane Sanremo do të jetë edhe më i lartë, pasi në të njëjtën natë me Rodrigues do të ngjitet në skenë dhe moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu. Edhe Alketa ka postuar një foto në Instagramin e saj, ku duket e relaksuar ndërkohë që pret me padurim të realizojë ëndrrën e radhës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy