Lumi Gang në Indi, krizë mjedisore për shkak të Covid

Lumi Gang në Indi, krizë mjedisore për shkak të Covid

Shqetësimet në lidhje me sigurinë e pastërtisë së ujit të lumit Gang në Indi kanë ekzistuar për disa kohë. Tani një krizë e re mjedisore po afron për burimin më të rëndësishëm të ujit të vendit, për shkak të Covid.

Gjatë valës së dytë të pandemisë, qindra trupa janë varrosur në varre të cekëta përgjatë brigjeve të lumit, afër Prayagraj (i njohur edhe si Allahabad) në Indinë veriore.

Me afrimin e sezonin të ritualit të larjes në këtë lumë, ekziston edhe frika se shumë prej këtyre trupave do të përfundojnë në lumë, duke e ndotur atë edhe më tej.

Kujtojmë se lumi i shenjtë i Indisë, Gang, gjatë pikut të pandemisë, u mbush me trupa të pajetë. Qindra kufoma u gjetën të groposura në rërën e brigjeve të tij.

India ka regjistruar më shumë se 25 milionë raste dhe 275.000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, por ekspertët thonë se shifrat reale janë shumë herë më të larta se sa shifrat zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy