Elementë rusë në protestë? Kalemaj: Shashkë e Ramës! Nëse do jetë masive, kryeministri do tërhiqet (VIDEO)

Elementë rusë në protestë? Kalemaj: Shashkë e Ramës! Nëse do jetë masive, kryeministri do tërhiqet (VIDEO)

Politilogu Ilir Kalemaj hodhi poshtë mundësinë për përfshirje të elementëve rusë dhe serbë në protestë, duke e konsideruar këtë si shashkën e radhës të kryeministrit Rama. Duke folur në MCN Live

Vlen shprehja e famshme në fillim të injorojnë, pastaj të tallin, pastaj je i detyruar t’u bindesh disa ligjësive. Ishte një protestë masive. Karburanti është motor i lëvizjes së ekonomisë, por aty janë edhe për rritjen e çmimeve. Rritja e çmimeve godet pjesën e varfër. Natyrisht popullsia e ndjen këtë peshë. Fakti që Rama reagoi me këtë paketë të vonuar, përgjysmë, që ngelet për t’u implementuar. Mos harrojmë që edhe gjatë Covid-it dhamë mbështetje 1.2 për qind të PBB-së ndërsa Mali i Zi mbi 7 për qind. Te komunikimi publik Rama kërkon të tregojë se është qëndrestar. Ai kërkon t’i fusë flakën e përçarjes protestës. Ai thotë që kjo protestë nga vështirësitë ekonomike dhe mungesa e grupit organizator do vijë duke u shuar. Nëse jo, nëse protesta do jetë masive, mendoj që ai në fund të ditës do tërhiqet.

Pyetjes mbi mundësinë e implikimit të elementëve serbë dhe rusë në protestë Kalemaj i përgjigjet:

Absolutisht jo. Është shashka e radhës e kryeministrit. Po bëhen protesta në Rusinë e Putinit dhe Shqipërinë e Ramës. Ka të bëjë vetëm me keqqeverisjen. Nuk synon të prishë monopolet, të rrisë mirëqeverisjes. E ka çuar çmimin e naftës përtej pritshmërive.

Kalemaj u ndal edhe te zhvillimet në selinë, blu, duke u shprehur se rrugëdalja gjendet duke i çliruar institucionet e partisë, ndërsa shtoi se vendimi i gjykatës nuk do përcaktojë legjitimitetin, por vetëm logon e PD-së.

Kolegji i Kryetarëve vjen i 6-7 në renditje nuk ka fuqi vendimmarrëse, por konsultative. Se çfarë e bën Bashën që të mos lëshojë kolltukun edhe pse e kërkuan edhe dy nënkryetarët dhe sekretarit të përgjithshëm...Shumica e zërave janë të pakënaqur nga drejtimi i partisë, duan t’ia faturojnë këtë humbje poshtëruese që s’ka ndodhur kurrë për PD-në. Duhet gjetur një rrugëdalje që gjendet duke i çliruar institucionet e partisë. Në zgjedhjet lokale u pa që Shtëpia e Lirisë arriti të merrte shumicën e votave demokratëve. Gjykata nuk mund të përcaktojë legjitimitetin e partisë. Mund të përcaktojë maksimumi logon. Mund të kemi edhe dy vendime gjyqësore në favor të secilës palë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy