Fasoneria, Edvin Prençe: Jemi Azia e ardhshme, qeveria duhet të jetë më shumë mbështetëse

Fasoneria, Edvin Prençe: Jemi Azia e ardhshme, qeveria duhet të jetë më shumë mbështetëse

Kryetari e shoqatës Proeksport Albania, z. Edvin Prençe nga studio e lajmeve në MCN TV teksa foli mbi problematikën në sektorin e manifakturës, si dhe nevojën për punonjës deklaroi se krijimi i një fondi kreditimi është domosdoshmëri.

Ai u shpreh se ky sektor ka punësuar 56 mijë persona, dhe aktualisht numëron rreth 15 mijë vende të lira pune, ndërsa shtoi se sektori i manifakturës të veshjeve dhe këpucëve shihet si Azia e ardhshme, përsa i takon interesit të Evropës.

Ndërsa lidhqur me nismën 'Open Balkan', Prençi tha se është një nismë që duhet parë me kujdes dhe se sektorët këtu në Shqipëri duhet të kenë të njëjtën mbështetje të fortë nga qeveria ashtu si ato nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Intervista e plotë

1. Çfarë ecurie ka patur sektori i manifakturës të veshjeve dhe këpucëve, cilat janë nevojat për rimëkëmbje pas shumë problemesh që ju keni hasur?

Andikapi më i madh qëndron në faktin se nuk ka bashkëpunim. Sektori i veshjeve në 2020 ishte viti zero i prodhimtarisë. Duke pasur bllokim edhe për shkak të pandemisë. Kemi një rritje të kërkesave nga vendet evropiane nga vendi jonë. Mund të themi se ne jemi Azia e ardhshme përsa i takon interesit të Evropës. Por mungojnë shumë elementë të rëndësishëm si figura profesionale, likuiditeti për të investuar dhe një mbështetje në qëndrim fiskal për të bërë investime në momentin e duhur pa pritur paketat e ndihmës. Kjo paketë që është duke u përgatitur është një kërkesë e jona se pa një mbështetje të tillë sektori do shkonte drejt mbylljes, falimentimit. Made in Albania duhet të kemi ambicien për ta rritur akoma më shumë.

2. Z. Prençe sa është nevoja për punonjës fasonerie në vend. Dhe si është paga mujore krahasuar me vendet e tjera të rajonit?

15 mijë vende të lira që ky sektor ka nevojë. Kjo nevojë patjetër është sh e lartë dhe sh e nevojshme por këtu ndodhin disa probleme të mëdha që ka shumë njerëz që marrin asistencën minimale dhe për këta është më mirë të shohin një vend pune se sa të presin këtë asistencë. Bizneset po u drejtohen vendeve të treta për punëtorë. Por dhe këtu duhet të shihet një ekonomi e lirë tregu ku secili prej nesh të paguhet për atë që di dhe dijen që ka.

3. Sa është numri i të punësuarve aktualë në këtë sektor dhe çfarë peshe zë kjo?

56 mijë të punësuar dhe mund të themi se pjesa gati 70% e tyre janë me një shkollim minimal, ky sektor thith pjesën më vulnerabil të shoqërisë, duke i rritur brenda fabrikave tona. Dhe pikërisht kjo është politika që qeveria duhet të mendojë sepse nëse mbyllen këto fasoneri lind problemi ku do shkojnë këta persona. Sa për pagat, nuk mund ta quaj me paga të ulëta. Nuk është e vërtet që pagat janë të ulta në sektorin tonë, kemi një rritje dhe kjo edhe si ndikim nga paga minimale që u vendos nga qeveria por dhe nga rritja e kërkesës.

4. Të ndalemi pak tek nisma 'Open Balkan'. Sipas jush çfarë sjell kjo për manifakturën?

Atëherë përtej një vendimi politik, patjetër që është një nismë që duhet parë me kujdes, ne e pranojnë si vendim politik por duhet parë dhe nga ana ekonomike dhe të shohim interesat tona. Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë një mbështetje shumë të lartë dhe të fortë. Patjetër është një bashkëpunim dhe kjo është një nisje që qeveria duhet ta ndërmarrë por të bëjnë që edhe sektorët që janë në fokus të jenë të barabartë me këto vende të tjera.

4. Jemi në një situatë krize energjetike. Por rritja e çmimit për këtë sektor çfarë ndikimi do të ketë. A përballohet dot nga sipërmarrësit e veshje-këpucëve

Do shkaktonte kaos të vërtetë. Kostot e një fabrike fason janë gati 85% dhe patjetër do ndikonte që kontratat tona janë të fiksuara tashmë dhe do krijonte mundësinë që bizneset do ishin të detyruara të minimizonin kostot si ulja e orareve të punës. Nuk kemi një ligj që bizneset të kenë një mbështetje për të investuar për panelet diellore. Duhet të fillohet të punohet me logjikë, pra janë sh problematika të sektorëve dhe shpresojmë në reflektimin e qeverisë.

5. Qeveria ju kish premtuar në mandatin e tretë  krijimin e një fondi kreditimi për manifakturën me vlerë 50 milionë euro në rastet e ndryshimit të porosive për përballimin e kostove. Çfarë është bërë me këtë premtim?

Është më shumë një bashkëpunim mes shoqatës dhe qeverisë. I kemi bindur se kemi ndryshuar dhe ne mënyrën e të thënit dhe bërit të gjërave dhe kjo paketë është ajo që ne kemi kërkuar dhe është e ndarë në 3 pika kryesore 1.promovvimi i bizneseve, 2. Rimodernizimi i makinerive tona prodhuese, 3.marketingu që i duhet bërë materialeve sepse në krahasim me Maqedoninë dhe Serbinë te ne marketingu nuk është agresiv, Shqipëria në këtë pikë çalon. Dhe në këto pika është vënë theksi për të pasur një rritje të vlerës së shtuar të Made in Albania.

6. Ju keni përmbyllur turin 3 ditor në Panairin A+A DUSSELDORF me përfaqësues të sektorit tekstil dhe këpucë të Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Çfarë mund të themi për markën Made in Albania në optikën ndërkombëtare. Sa konkurrues jemi?

Që të marr pak kohë në këtë panair Shqipëria nuk ishte prezentë me një stendë të tillë dhe kjo lë shumë për të dëshiruar. Ajo që perceptova unë ishte se shumë biznese evropiane ishin të dëshiruara dhe po e përsëris që ne jemi Azia e ardhshme. Qeveria duhet të jetë akoma më shumë prezentë dhe të dedikoj persona dhe drejtori ku ne të dimë ku të trokasim për kërkesat tona. Shpresojmë se në vitet e ardhshme të jemi aktivë dhe të kemi stendën tonë, dhe të bindim dhe kur është e nevojshme të detyrojmë qeverinë që ato të na mbështesin për made in Albania.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy