Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në MCN Live ka komentuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët për të cilën u shpreh se këta refugjatë mund të jenë nga Afrika e Veriut. Ai tha se kjo marrëveshje është bërë që në gusht, ndërsa shtoi se ky është një shqetësim pasi nuk është marrëveshje me një grup të caktuar njerëzish, por lidhet me një kategori njerëzish, kontingjent që nuk dihet se sa do shkojë dhe sa do qëndrojnë.
Janë vende që vijnë nga Afrika se dhe emigracioni i paligjshëm është Afrika Veriut dhe zonat që janë në konflikt dhe lufta së fundmi do ketë këtë shpërngulje. Ky fluks i drejtohet Italisë si pika e parë dhe si një vend që është përdorur si trampolinë. Tashmë duan ta devijojnë këtë trampolinë duke e drejtuar nga Shqipëria. Këto marrëveshje janë bërë gjatë gushtit kur Meloni ishte në Vlorë, ajo ishte shumë e qartë, që ishte një marrëveshje sikurse dhe marrëveshje të tjera që se dimë çfarë është bërë dhe çfarë është folur. Ky është një shqetësim që patjetër nuk është marrëveshje me një grup të caktuar njerëzish, por lidhet me një kategori njerëzish.
Nga vendi me 3 mijë muhaxhedinë, tani do kemi dhe 36 mijë persona në vit. Po flasim për një kontigjent të jashtëzakonshëm që se dimë sa do shkojë. Ti jep një pjesë të territorit që i jepet Italisë ti ke vetëm menaxhimin e sigurisë, por problemi është a janë të vlefshëm këto sepse duhet të jenë brenda territorit evropian dhe nëse kjo do të ndodhë do të thotë se ata do mbeten gjithmonë brenda territorit shqiptar.
Më tej ai theksoi se nuk po flitet për marrëveshje për të sjell fuqi punëtore në Shqipëri, por është një marrëveshje mes dy shteteve që kanë vendosur një s postim deri në procedurat për riatdhesimin e tyre në vendet që janë.
Është një kontingjent e cila është sjellë e konservuar, në të kundërt duhet të riatdhesohen, shpenzimet janë të Italisë, por nuk janë fuqi punëtore. Këtë taktikë e tentuam ne, vinin bënin letrat dhe iknin në Itali, pra e përdornin si trampolinë. Rama e përdori këtë për të prekur ndjenjat e solidaritetit me popullin italian, por në fakt nuk është kështu, ne po ja ofrojmë këtë qeverisë Melonit dhe jo popullit. Këtë ngarkesë normalisht që nuk mund ta mbajë vetëm Italia, por nuk mund të zgjedhësh Shqipërinë. Tani duhet që parlamenti shqiptar të kërkojë interpelancë me kryeministrin.
Softa theksoi se shqetësimi i dytë është për portin të cilat janë pika strategjike për vendin dhe sipas tij, nuk mund të shkon në Shëngjin tani dhe të ndërtosh kamp refugjatësh.
Duke e zënë Shëngjinin me emigrantë ti ke shkatërruar zemrën e turizmit. Këto janë elementë që krijojnë atë që quhet shqetësim, shqetësim për sigurinë. Rama po punon për PR e vetë që ka arritur maksimumin, por problemi është për çështjet e brendshme. Duhet të krijojmë kushtet që të kthehen shqiptarët, jo që të ikin shqiptarët dhe ti zëvendësojmë me refugjatët e huaj.



