Familja e përmbytur në Sukth: Vijnë na shohin si në film, askush nuk na ndihmon

Familja e përmbytur në Sukth: Vijnë na shohin si në film, askush nuk na ndihmon

Në Sukth, dhjetëra familje po përballen me situatën e vështirë që kanë krijuar përmbytjet e ditëve të fundit. MCN TV ndoqi rastin e familjes Domi, në fshatin Katund i ri. Ata thonë se shkak për përmbytjen janë bërë kanalizimet e bllokuara.

Askush nuk na ka ndihmuar. Kanë ardhur të shohin si në film. Por ndihmë nuk na kanë ofruar. Duam të pastrohen kanalizimet, që të mos kemi më përmbytje të tjra. Këtë duam nga shteti. Kemi frikë sa herë vjen dimri. Nuk është zgjidhje kjo”, tha për mikrofonin e MCN TV Esma Domi.

Ndërkohë, sipas autoriteteve vendore, në Shijak janë gjithsej 19 familje në këtë gjendje. Gazetarja Dafina Kola ka kontaktuar me kryebashkiakun Elton Arbana, sipas të cilit dy prej këtyre familjeve janë evakuuar dhe janë strehuar.

Në Shijak, situata nuk paraqitet aspak e mirë. Nga sa më raportoi kryebashkiaku janë 19 familje në rrezik nga uji. Gjatë një vëzhgimi në rrethinat e zonës së shijakut pamë edhe frikën për të braktisur banesat e përmbytura”, tha Kola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy