Mbron kauzën e Palestinës, bashkëthemeluesi i “Pink Floyd”: Më mohuan dhomën në dy hotele në Buenos Aires dhe Montevideo

Mbron kauzën e Palestinës, bashkëthemeluesi i “Pink Floyd”: Më mohuan dhomën në dy hotele në Buenos Aires dhe Montevideo

Bashkëthemeluesi i “Pink Floyd”, Roger Waters, iu mohua një dhomë hoteli në kryeqytetet e Argjentinës dhe Uruguait, për shkak të akuzave për antisemitizëm nga “lobi izraelit” i Uruguait, raportuan mediat lokale të mërkurën.

Waters u përpoq të rezervonte dhoma hoteli në dy hotele të Buenos Aires për turin e tij “This Is Not a Drill” që do të mbahet në fund të muajit, por të dyja rezervimet iu anuluan. 

Hoteli Faena pretendoi se ata "po i nënshtroheshin rinovimit ", ndërsa hoteli “Alvear” fillimisht aprovoi rezervimin e Waters, më pas e anuloi, shpjegon vet kantautori për median argjentinase “Pagina 12”. 

Kantautori tha se nuk pati mundësinë të darkonte me ish-presidentin uruguaian, Jose Mujica, për shkak se sipas tij ishte "anuluar" nga lobi izraelit. Waters foli për një bojkot nga lobi izraelit, i bazuar në gënjeshtra dashkaqe për figurën e tij. 

Waters, një avokat për një kohë të gjatë i të drejtave palestineze, ka mohuar me zjarr akuzat për antisemitizëm, duke këmbëngulur se kritikat e tij i drejtohen qeverisë izraelite. Lidhur me sulmet e fundit, ai i tha Pagina 12, “ Ata e bëjnë këtë sepse unë besoj në të drejtat e njeriut dhe flas hapur për gjenocidin e popullit palestinez”, tha ai. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy