
PD ende mbetet e ndarë para KQZ-së dhe faktit se kush do ti udhëheq votuesit demokrat në zgjedhjet e 14 majit.
Për Akil Krajën, drejtor kabineti në PD, më shumë se çështja se kujt i takon vula ose jo, kërkohet bashkimi i të gjithëve demokratëve dhe jo vetëm, në një forcë.
Në MCN live, Kraja, tha se jemi para një realiteti që kërkon bashkimin kombëtar dhe se të gjithë bashkë duhet të bëhen për të mos çuar vota dëm në këto zgjedhje.
Qytetarët janë të lodhur nga propozimet për politikën, flamurit, logon, shumatorja është të flasim për politikat transformuese të vendit. Ato duhet ti ofrojmë publikut për t’ia rikthyer zhvillimin ekonomik social kulturore, shëndetësor, etj.
Që një vit e gjysmë brenda PD-ka pasur një transformim të madh, dhe besoni se secili prej nesh ka fituar një lloj pavarësimi në artikulimin personal dhe politik të cilin nuk e kemi pasur më përpara.
Kjo vjen ngaqë PD, Komisioni i Rithemelimit, nuk ka asnjë pushtet, asnjë bashki, asnjë institucion, dhe madje komisionet hetimore parlamentare, refuzohen, dhe në tërës mungesa e këtyre lloj pushtetesh, ka bërë që të kemi vetëm fjalën dhe ideali.
Dhe nëse ato shkojnë bashkë, ne themi që sot për çdo demokrat që kërkon që Edi Rama të largohet, të hetohet, për çështjen McGonigal, për çështjen e inceneratorëve, për abuzimet me patronazhistët, aktivistët, epo zgjidhja është bashkarisht çdo demokrat, çdo opozitar, madje edhe çdo socialist, nuk është çështje më partiake.
Jemi në një realitet që kërkon bashkim kombëtar, protesta e 7 korrikut ka qenë në logon e Fronit për bashkimin kombëtar.
Andaj sot, çdo demokrat, deputet, ish-kryetar dege, përfaqësues politik i cilitdo krahu ka mundësinë ti bashkohet këtij fronti, e që bashkarisht të mos çojmë vota dëm për të humbur, por të çojmë vota në mënyrë racionale, për të fituar, ky ishte mesazhi.



