Ukraina është gati të nisë kundërofensivën e saj.
Kështu deklaroi Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë me Wall Street Journal.
“Ne besojmë fuqishëm se do të jemi të suksesshëm”, komentoi Zelensky nga Odessa.
Zelensky pranoi epërsinë ajrore ruse dhe mungesën e mbrojtjes nga ky kërcënim, duke theksuar se kjo nënkupton se një numër i madh ushtarësh do të vdesin në operacion.



