Afati i fundit për kandidatët/ Kalemaj: Dalja me disa kandidatë dëmtuese për PD, Rithemelimi të vështirë fitoren (VIDEO)

Afati i fundit për kandidatët/ Kalemaj: Dalja me disa kandidatë dëmtuese për PD, Rithemelimi të vështirë fitoren (VIDEO)

Teksa sot është dita e fudnit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ për zgjedhjet vendore të 14 majit, kampi blu ka ende paqartësitë e saj.

Kryesia e grupimit të Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka kandiduar Roland Bejkon për Bashkinë e Tiranës, ndërkohe pritet të caktohen edhe kandidatët për bashkitë e tjera, ku grupimi i Alibeajt do të garojë.

Skenarin e daljes me disa kandidatë, politologu Ilir Kalemaj, në MCN live, e sheh si dëmtuese për PD-në, dhe një strategji jo e goditur dhe jo koherente.

Sipas tij edhe krahu i Rithemelimit të PD, e ka të vështirë fitoren në këtë aspekt.

Nga tre skenarët, do të ishte më i pranueshëm, do ishte skenari i daljes me 61 kryetar bashkie, skenari i daljes në disa bashki me ato 16 bashki, duke mos nxjerr kandidatë në Tiranë, Durrës, Shkodër, e Elbasan, apo edhe varianti që të mos dilej me asnjë kandidat për 61 bashkie,  dhe të dilet vetëm më listat për këshilltarë bashkia.

 Znj,Tabaku, e z,Bardhi, ose edhe znj.Çupi, kanë qenë me variantin që të mos dilej me kandidatë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në zonat tjera, në mënyrë që ti shërbej unifikimit te partive.

Dalja me disa kandidatë e dëmton cilado pjesë të PD-së, pra nuk mund të fshihemi pas gishtit e të themi që nuk e dëmton Agron Kapllanaj në Mallakastër, pjesën e kandidimit të Rithemelimit, apo nuk pengohet në Kamëz, apo nuk pengohet në Librazhd, apo në Dibër, kështu që normalisht i dëmton kandidatët e opozitës dhe në këto zona p.sh. në Dibër apo gjetke, ku kishte bastione.

Ne këtë sens, nuk mendoj se ishte strategji e goditur, unë mendoj se ishte strategji koherente, natyrisht nuk mund të themi e nxituar se kishin kohë mjaft plot për ta ftilluar këtë, ka një problem shumë të madh pjesa  e PD e vulës , nuk ka komisionarë, nuk ka vëzhguesit, në të 61 bashki. Pra, kur nuk ke njerëz potencial për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si mund të kesh ti mjaftueshëm vota për të pasur pretendim qofte edhe në një bashki. Pastaj është edhe problemi tjetër qe edhe Rithemelimi e ka të vështirë përpjekjen për të fituar jo në mënyrë plebishitare por edhe qoftë në disa bashki të vendit.

Lidhur me kandidimin e kandidatit të grupimit Alibeaj, z,Roland Bejko, analisti Kalemaj, vlerëson se nëse ai do të marrë 7-11 % të votave, do të jete dëmtuese edhe për kandidatin e PD-së së Berishës, Belind Këlliçit.

Në këtë kuadër ai tha se rruga më e mirë do të ishte ulja në tryezë e të dy kandidatëve dhe dy PD-ve në mënyrë që të mos përsëriten gabimet në zgjedhjet e ardhshme.  

Tiranë është qytet i të gjithëve, nuk është kriter vendi i origjinës. Kandidatët për kryetar bashkie, janë kandidat potencial për kryeministër nesër, dhe ata duhet të përfaqësojnë një gamë sa më të madh shtresash sociale, të shoqërisë dhe nuk mendoj se duhet paragjykuar kandidatin Bejko nga këto kritere.

Tani natyrisht së ai mund të haj vota nga pjesa, nëse ai merr 7-11% të votave, natyrisht se kjo përqindje qoftë 7 ose 11% mund të jetë përqindje e cila mund të jetë dëmtuese qoftë edhe për kandidatin Këlliçi.

Mendoj se rruga më e re do të ishte ulja në tryezë e dy kandidatëve jo vetëm e tyre por edhe e dy krahëve partiak, sepse në fund të fundit ato përfaqësojnë këto subjektet elektorale për të shpëtuar këto zgjedhje.

Tek e fundit nëse ata duna të shkojnë me këtë rezultat, atëherë do të jetë treguesi më i mirë se çfarë do të bëjnë të njëjtën gjë, pra të përsërisin gabimin në zgjedhjet e ardhshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy