Penelope Cruz shkëlqeu mbi tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia.
Aktorja spanolle, 43 vjeçe, kishte zgjedhur një fustan të bardhë të gjatë, me një të çarë të thellë që i tregonte këmbët e tonifikuara.
Me një palë këpucë ngjyrë argjendi dhe e buzëqeshur, ajo pozoi para qindra fotografëve krah të shoqit, Javier Bardem.



