Vatra në Majën e Rrunës ende problematike, pritet ndërhyrja nga ajri

Vatra në Majën e Rrunës ende problematike, pritet ndërhyrja nga ajri

Vijon zjarri në Majën e Rrunës në Kukës. Ndonëse në terren janë angazhuar forca zjarrfikëset, punonjës të pyjores dhe të komunitetit, zjarri nuk është shuar ende. Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ajri pasi situata paraqitet e vështirë.

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit njofton se situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Njësia Administrative Malzi vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Njësisë Administrative Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Ndërkohë që pritet mbërritja e një helikopteri për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.

Pavarësisht punës disa ditore, situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit. Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa në terren ndodhen zjarrfikësit, ushtria dhe shërbimi pyjor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy