Këngëtaren Britney Spears e kemi parë në majat e karrierës së saj, por edhe në ditët më të këqija.
Por pasi kaloi problemet emocionale, nëna e dy fëmijëve duket se i është përkushtuar seriozisht pamjes së saj. Pas orëve të tëra në palestër, ajo po sheh rezultatet.
Fotot e tregojnë 35-vjeçaren në formë të shkëlqyer gjatë ushtrimeve në palestër.
Në fotot e postuara në “Instagram” kanë qenë të shumtë fansat që e kanë uruar dhe janë entuziazmuar për rikthimin e “Britnit të dikurshëm”.



