Hungaria merr karburant bërthamor nga Rusia, në rrugë ajrore

Hungaria merr karburant bërthamor nga Rusia, në rrugë ajrore

Hungaria mori nga Rusia të mërkurën dërgesën e parë të karburantit bërthamor për centralin e saj bërthamor Paks, pasi lufta në Ukrainë e pamundësoi transportin me rrugë hekurudhore.

Kështu tha të enjten Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, i cili përsëriti se Hungaria hodhi poshtë çdo sanksion ndaj naftës dhe gazit rus, duke shtuar se vendosja e çdo sanksioni për aktivitetet që lidhen me energjinë bërthamore ishte gjithashtu një “vijë e kuqe” për vendin e tij.

Karburanti për uzinën e Paks ka ardhur gjithmonë nga Rusia me hekurudhë përmes Ukrainës. Për fat të keq kjo nuk është më e mundur kështu që na u desh të gjenim një mënyrë alternative për transportin.

Ai tha se dërgesa e karburantit kishte mbërritur përmes hapësirës ajrore të Bjellorusisë, Polonisë dhe Sllovakisë në Hungari me miratimin e të tre vendeve, pasi energjia bërthamore nuk i nënshtrohet asnjë sanksioni të Bashkimit Europian.

Hungaria dëshiron të zgjerojë termocentralin e saj bërthamor 2 gigavat, Paks, të ndërtuar nga Rusia, me dy reaktorë VVER të prodhimit rus, secili me një kapacitet prej 1.2 gigavat.

Nga ana e tij Kryeministri Viktor Orban, i cili u rizgjodh për një mandat të katërt radhazi në zgjedhjet e së dielës, tha në një konferencë shtypi të mërkurën Hungaria ishte e përgatitur të paguante rubla për gazin rus, duke thyer radhët me BE-në, e cila ka kërkuar një front të bashkuar për të kundërshtuar kërkesën e Moskës për pagesë në monedhën vendase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy