Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Këshillit të Emërimet në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Ambasadorja Kim tha se “unë u njoha me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore”.
Sipas ambasadores, SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipërisë. Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë”, theksoi ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.



