Kuvendi i 11 dhjetorit ndryshon vulën dhe logon e PD  

Kuvendi i 11 dhjetorit ndryshon vulën dhe logon e PD  

Kuvendi i sotëm, i thirrur nga Sali Berisha, ndryshon logon dhe vulën e PD-së. Ndryshimet e reja në statut përfshijnë një sërë risish, që nga një organ kolegjial që organizon zgjedhje të reja brenda partisë. Një tjetër risi në statut është se kryetari shkarkohet në momentin që humbet zgjedhjet.

Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi në Kuvendin e Rithemelimit edhe ndryshimet në statut: 

Votimet primare: Për të zhbërë praktikën negative të Lulzim Bashës, kur kandidaturat shpallen në minutën e fundit. Tashmë demokratët i zgjedhin me votën e tyre.

Referendumi: Vendime të rëndësishme do merren nga anëtarësia.

Fraksionet: Partia bëhet më e madhe, jo duke përjashtuar, por duke njohur grupimet ndryshe. Të mendosh ndryshe është vlerë, jo kërcënim për kryetarin.

Organet kolegjiale: Ato që u dobësuan nën kërkesat e kryetarit për më shumë pushtet, do forcohen. Kryetari nuk i përdor më ato si vulë noteri. Forcohen edhe organet kolegjiale edhe në bazë.

Kryetari humbës: Kryetari që humb zgjedhjet, i mbaron mandati menjëherë dhe pa ekuivok. Ky mekanizëm incentivon lidershipin e suksesshëm pa nxitur kultin e liderit.

Organizatat partnere: Përveç FRPD dhe LDG, shtohet edhe Grupimi i Dhjetorit. Do kenë akses më të madh në listat e kandidimit. Forcohet dhe garantohet pavarësia e tyre stature.

Simbolet e PD: Basha zhduku logon dhe simbolet e partisë në vitin 2017. Sot burokratët e PD i shohin simbolet si marka tregtare. Ato do jenë shumë të rëndësishme për PD-në. Ndryshon logo, ndryshon vula e kryetarit. Vula e kryetarit sot nuk do ketë më vlerë nesër.

Zgjedhjet në PD: Partia do futet në një fazë reformimi me anë të zgjedhjeve. Zgjedhjet me ‘një anëtar- një votë’ do përcaktojnë organet e reja. Propozojmë që tranzicioni drejt organeve të ngritura me votën tuaj, të ngrihet një organ kolegjial dhe i përkohshëm me figura të njohura në PD, do të garantojë funksionimin e partisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy