Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në “Arnautistan” se Shqipëria është një vend me prani kineze.
Çipi tha se pasi nuk e kapi dot Portin e Durrësit Kina po synon Vlorën. Sipas tij duhet patur kujdes që Pekini të mos ketë rol dominues në ekonominë shqiptare.
Shqipëria rezulton vend me prani kineze. Në plan janë hapja e qendrës kulturore kineze dhe qendrës për zhvillim rinor. Është e datës 28 mars. Zhvillohet Forumi Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Këshilli Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, thotë që nga viti 2016-2019 numri i historive që lidhet me rrugën e mëndafshit, janë 4 dhe 5-fishuar numri i artikujve pozitivë në lidhje me Kinën. Nuk e ka kapur dot Kina Durrësin, por po synon Vlorën. Nuk do t’i thoja jo kategorikisht çdo paraje kineze, por unë në do kisha kujdes që Kina të mos kishte rol dominues në ekonominë shqiptare. Nëse do kishte marrë edhe portin e Durrësit, ndërkohë që ka marrë aeroportin e Rinasit është katastrofë. Nëse transportin e kontrollojnë vetëm kinezët është prapë me rrezik. Do mundohesha që mos ishte partneri i vetëm tregtar në import-eksporte, sepse të dëmton”.



