Gjermania i jep “shuplakë” Bashës, shmanget nga përfaqësuesi special, Sarrazin takon Alibeaj

Gjermania i jep “shuplakë” Bashës, shmanget nga përfaqësuesi special, Sarrazin takon Alibeaj

Përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ka zhvilluar një sërë takimesh me klasën politike, por duket se ka shmangur Lulzim Bashën.

Kjo vjen si tjetër “shuplakë” për kryedemokratin, në një kohë që situata në selinë blu mbetet kaotike, përballë zërave të shumtë që kërkojnë dorëheqjen e tij si kryetar.

Burime për MCN TV bëjnë me dije se Sarrazin ka shmangur kryedemokratin, teksa është paralajmëruar se do të takojë kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në orën 16.30.

Një zgjedhje e tillë duket se pohon ngërçin në PD, dhe pozicionin e lëkundur të Lulzim Bashës, teksa partia që ai drejton doli e treta në zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa “Shtëpia e Lirisë” e drejtuar nga Sali Berisha, doli forcë e dytë politike.

Pikërisht përballë këtij rezultati, lideri historik i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar se do të punojë për bashkimin e demokratëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy