
Pas tre muajsh shkëputje për shkak të pandemisë, gjatë ditës së sotme do të nisë punën transporti publik ndërqytetas, por me kushtin që të plotësohen protokollet e sigurisë.
Shoqatat në disa qytete kanë reaguar pozitivisht dhe sot autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri do të udhëtojnë sot drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera.
Ndërsa në Tiranë zbatimi i protokollit të sigurisë po bëhet pengesë për rifillimin normal të transportit.
Shoqatat e këtij sektori në Tiranë janë gati të rishikojnë kërkesat e tyre nëse protokolli ndryshon. Në të kundërt nuk do të nisin punën.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha dje se rinisja e transportit do të bëhet në bazë të respektimit të protokollit të vendosur për masat COVID-19.
Në një reagim për mediat, Balluku shkruan se është konsultuar me Ahmetaj që të gjendet iniciativa që do të mbështetet sektori për t’u rihapur dhe njohja e 100 për qind e shpenzimeve për konsumin e naftës.
Të gjithë autobusat dhe urbanët publike janë të lejuar të punojnë sipas protokollit të sigurisë me 13 pika të masave ndaj COVID-19 që detyrojnë përdorimin e një kapacitet deri në 70% si dhe uljen me maska diagonal të udhëtarëve.



