Akuzat për gjenocid të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të pabaza.
Kështu tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke folur në një konferencë për shtyp në Tel Aviv, teksa theksoi Hamasi, Hezbollahu, Houthis dhe mbështetësi i tyre, Irani, vazhdojnë të bëjnë thirrje për vrasje masive të hebrenjve.
Antony Blinken argumentoi se Shtetet e Bashkuara duan që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Po ashtu Blinken tha gjatë kësaj konference se civilët në Rripin e Gazës, veçanërisht fëmijët, po paguajnë një çmim shumë të lartë.



