Presidenti i Shoqatës së Udhërrëfyesve Malorë Shqiptarë, Fisnik Muça thotë se rritja e numrit të turistëve shoqërohet edhe me problematika.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se është mirë që të kenë një udhërrëfyes lokal, pasi shtigjet nuk janë aq të dukshme dhe të përshtatshme për të gjithë.
Duhet të jesh shumë aktiv në mal dhe në rast se nuk ke një udhërrëfyes malorë normalisht që do kesh probleme.
Duke mos pasur rrëfyes lokalë, turistët kanë marrë drejtimin e gabuar.
Numri i turistëve është pozitiv, por duhet sa më shumë informacion që për destinacione të caktuara duhet pasur kujdes dhe duhet udhërrëfyes lokal.
Çdo fundjavë ne bëjmë ture me fëmijët mbi 6 vjeç. Shtegu Theth-Valbonë përshkohet nga afro 50 mijë vizitorë.
Disa nga tour operatorët po e heqin Thethin nga turi i tyre për shkak të mbingarkesës.
Curraj i Epërm është shumë i bukur, por problem është me shtigjet që nuk janë të pastruara.
Pikat më të vizituara janë Kelmend-Theth-Valbonë. Ne po rifreskojmë të dhënat për shtigjet në çdo vend të Shqipërisë.
Rastet fatale kanë ndodhur këto 2-3 vitet e fundit, se duke mos pasur udhërrëfyes lokalë dhe duke vizituar zona me akull dhe borë, ndodhin ngjarje të tilla.
Nëse e bën me udhërrëfyes malorë dhe pajisjet e duhura asnjë shteg nuk është i rrezikshëm.
Rreziqet më të mëdha janë nëse ngjitesh nëpër maja, por me verën rreziku ulet.
Fatalitetet më të shumta ndodhin në prill-maj, kur ngjitesh pa pajisjet e duhura dhe ka prani akulli dhe dëbore.



