Artur Meçollari, ish- zëvendëskomandant i Forcës Detare tha në studion e lajmeve të MCN TV se gjatë vizitës në Tiranë, Dendias foli për çështje greke, ndërsa Rama nuk foli për çështjet shqiptare duke demonstruar dhe një qasje inferioriteti.
Grekët hapin çështjet që u interesojnë atyre dhe lënë në hije çështjet që na interesojnë ne.
Ai hap çështjet e tij, Dendias foli për çështjet greke, Rama nuk foli për çështjet shqiptare. Kjo është mënyra si komunikojnë, krijon njëlloj qasje inferioriteti të qeverisë shqiptare, ndaj qeverisë greke duke pasur parasysh që vetëm 7-8 vjet më parë qasja ishte ndryshe. Të paktën kur ministër i Jashtëm ishte Ditmir Bushati, është ngritur dhe çështja e Çamërisë në atë kohë. Sot nuk ngrihet asnjë çështje, jemi në kushtet që edhe marrëveshja detare që ne filluam të negocionim u prish për shkak të ardhjes së qeverisë së re.
U prishën negociatat e 2018 nga Rama për t’i ardhur në një qasje të tillë qeverisë greke aktuale.
Që t’i japësh fund konflikteve nuk duhet të kesh qasje të barabartë të çështjeve. Po kthehemi përsëri tek mënyra e qasjes që bëri Bushati në 2014, tek shporta e çështjeve që do të trajtoheshin bashkë me të njëjtin intensitet dhe ecuri në dialog. Çështjet u shpërndanë, filluan të trajtoheshin në mënyrë të veçantë. Ato kanë krijuar shpejtësi të ndryshme në ecuri. Çështjet greke kanë ecur më mirë se çështjet shqiptare.
Sipas Meçollarit, marrëveshja detare, ligji i luftës dhe njohja e kufirit tokësor, janë çështje që ose nuk po ecin fare, ose po ecin në drejtim të gabuar.
Ajo që është thelbi i problemit, që është marrëveshja detare, apo Ligji i Luftës, apo njohja e kufirit tokësor nuk po ecin fare, ose po ecin në drejtimin e gabuar siç është çështja e marrëveshjes detare që kryeministri pezullon negociatat dhe e çon çështjen në gjykatë ndërkombëtare, duke shpallur dhe dakordësitë e 2018 si mosdakordësi, që do të thotë që një pjesë e mirë e dakordësive të 2018 do të biem në disfavorin tonë në një Gjykatë Ndërkombëtare si ajo e Hagës.
Sipas Meçollarit, nëse shkohet në Hagë me Greqinë Shqipëria do të humbë.
Nëse na intereson të kemi një marrëveshje në disfavor të Shqipërisë, është gjëja më e thjeshtë mund ta bëjmë, mund të shkojmë në Hagë. Pse? Të shkosh në Hagë, nuk është mëkat, por atje palët shkojnë bashkë. Duhet të bëjnë marrëveshjet shtetet, dhe kjo marrëveshje duhet të ketë pyetjet për gjykatën. Ajo është një gjykatë civile. Kryeministri në tetor të 2020 ka rënë dakord për të shkuar në Hagë, që është një vendim politik, por ka rënë dakord dhe si do shkohet që nuk ëhstë kompetencë e tij, por e grupit negociator që nuk është ngritur akoma para 6 vjetësh. Nëse Presidenti do të firmos ngritjen e grupit të negociatave dhe ky i fundit do të firmosë marrëveshjen e Ramës mundtë shkojmë për të gjitha çështjet, por do të kemi humbje. Ato që kemi fituar në 2018 do t’i humbim.



