“Ndëshkimi i dytë i Evës”, është romani i dytë i shkruar nga akademiku Artan Fuga.
Në studion e MCN Live se Fuga tha se me “Ndëshkimin e dytë të Evës” nuk paraqitet si studiues, por si njeri që do të bëjë letërsi.
Fuga tregoi se figurat për romanin e tij i ka gjetur tek miti i Evës dhe Adamit dhe se i përdor metafoat për të vendosur personazhet e mia në jetën reale.
“Ndëshkimi i dytë i Evës” është kudo.
Në krijimin tim jam përpjekur që rrëfimin ta bëj në këtë mënyrë ku ne si njerëz vazhdojmë rrëfejmë, bëjmë jetën tonë, gjykojmë dhe për mitet, po ne vetë jemi brenda mitit. Ne jemi të strukturuar nga legjendat e vjetra dhe mjerë ai që nuk e di se është brenda një kulture dhe s’mund ta shohë një kulturë nga jashtë.
Kur nis të analizosh mitin, siç është kjo legjendë, por edhe legjenda të tjera, duhet pasur kujdes se ne jemi qenie të formësuara nga legjendat, me një arsye dhe logjikë të strukturuar mbi bazë legjendare, mbi bazë rrëfimesh shumë të lashta. Ky është arketipi i njeriut. E gjithë analiza mbështet këtu.
Unë këtu nuk paraqitem si studiues. Paraqitem si një njeri që do të bëjë letërsi. A është pretendim i madh që një studiues të bëjë edhe letërsi? Unë mendoj që është.
Ndërkohë pse mitin e Evës dhe Adamit?
Unë nga studimet e mia jam marrë 5 vjet me studimin jo vetëm të dokumenteve që e interpretojnë këtë mit në shekuj me interpretime të ndryshme, por se romani kërkon një gjë. Romani nuk mund të jetë gjuha që ne përdorim përditë. Gjuha e romanit duhet të jetë imagjinare, mundësisht fantastike, por që duhet të ndërthurë brenda një realizëm të madh. Duhet gjuhë e thjeshtë mes figuracionit shumë të zhvilluar dhe unë figurat i kam gjetur tek ky mit, i Adamit dhe Evës kur raporti Adam, Eva, gjarpri Zoti, nuk e studioj atë por i përdor ato metafora për të vendosur personazhet e mia në jetën reale, siç është jeta e sotme.
Me këtë roman kam çliruar veten, e kam bërë meaculpa-n time.



