Naftëtarët protestë para “Bankers”/ Shahu: Nesër takim me shtetin ndërmjetës, nuk tërhiqemi nga kërkesat

Naftëtarët protestë para “Bankers”/ Shahu: Nesër takim me shtetin ndërmjetës, nuk tërhiqemi nga kërkesat

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve Dritan Shahu thotë se protesta e naftëtarëve në Fier u zhvendos përballë zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum”, duke deklaruar se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për rritje pagash dhe kushte më të mira në pune.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai njoftoi se ditën e nesërme do të ketë një takim trepalësh me shtetin ndërmjetës, mes naftëtarëve dhe kompanisë “Bankers”. 

 

Ai deklaroi prerazi se do të lëvizen të gjithë gurët për të vendosur meritokracinë e naftëtarëve në vend. 

 

U bënë 17 ditë në grevë urie, ky dhjetë naftëtarë vazhduan grevën e urisë, por problemet shëndetësore u agravuan shumë, tre prej tyre përfunduan në spital me ndihmë mjekësore, ndërsa pjesa tjetër morën asistencë në ambientet e grevës. Ishte e pamundur vazhdimi i grevës. Sot kemi qenë për të disatën ditë rresht te zyrat e kompanisë dhe kemi thënë se nuk do lëmë gur pa lëvizur, deri sa meritokracia e naftëtarëve të shkoj ku duhet. 

 

Do përdorim të gjitha gurët për të vendosur meritokracinë në vend. Në datë 31 kishte deklaratë nga kompania “Bankers”, ku mundohej të hidhej hi syve, ku prej dhjetë vitesh thuhej se pjesa më e madhe e tyre janë punonjës të qëndrueshëm. Është deklaruar se garantohej sigurimi i jetës, por nuk e kanë bërë. Trajtimi ushqimor që kemi kërkuar prej një viti tashmë, nuk bëhet. Kateringu që drejtuesit e lartë bëjnë, shkon qindra mijëra euro.

 

Kanë premtuar trajtim të drejtë për naftëtarët, por nuk e bëjnë, por bëjnë paga preferenciale, se shoqëria është katandisur aq keq, sa dhe pagat edhe të inxhinierëve marrin sa një pagë mesatare në Shqipëri. Ata mundohen të hedhin hi syve, por ne e dimë të vërtetën, institucionet e dinë të vërtetën dhe ne kërkojmë që drejtësia të dalë në pah. Drejtësia iu takon naftëtarëve. 

 

Kemi takuar ministren e Ekonomisë e cila ka dëgjuar të gjitha shqetësimet tona, është zotuar se do i marrë në konsideratë problemet tona brenda kornizave ligjore dhe do gjejë një zgjidhje të shpejtë. Takim kemi patur edhe drejtues të lartë të Inspektoriatit të Punës.

 

 Nesër është parashikuar një takim trepalësh, ku shteti do jetë pala ndërmjetësuese, ku do jenë përfaqësues të lartë të ministrisë dhe inspektoriatit dhe janë ftuar dy palët në konflikt, sindikata dhe punonjësit naftëtarë dhe kompania “Bankers”. Shpresoj që kompania të ndërgjegjësohet, të lërë papërgjegjshmëritë dhe të dëgjojë punonjësit. 

 

Kemi rënë në dakordësi që për disa ditë të rifillojë puna dhe greva të rrijë e hapur dhe nëse kompania nuk reagon e kemi lënë grevën e hapur që nëse nuk ka reagim, do të bojkotojmë sërish. Do të shohim nëse kompania do të ketë reagim, ne kërkojmë që të punonjësit të trajtohen me meritokraci dhe drejtësi. Jo të ketë paga preferenciale, por të vihet një standard me meritokraci dhe drejtësi. 

 

Nuk do të lëmë gur pa lëvizur deri sa drejtësia të vihet në vend, protestat dhe tubimet do të vazhdojnë, nuk kërkojmë asgjë më shumë se meritokraci dhe drejtësi, për të gjithë punonjësit. Deklarojnë që nuk kanë ekonomi, ndërkohë që pagat e tyre, banketet e tyre, sigurimet e jetës së tyre dhe promovimet që bëjnë për marketing, kalojnë në miliona euro. Shumë më pak se sa kaq t’ua japin punonjësve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy