Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Paraprakisht mësohet se Lame është thirrur në organin e akuzës për t’u pyetur mbi një dosje të SPAK sa i takon legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Në lidhje me këtë rast, pak kohë më parë u vunë në pranga një ish-punonjës i ALUIZNI-t dhe një ish-kryeplak.

Mbrëmjen e 26 prillit, me kërkesë të SPAK dhe autorizim të GJKKO, u vunë në pranga Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osmani, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, Tiranë. Dy zyrtarët akuzohen se gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019 u kanë kërkuar persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, si dhe u përcaktonin votën që do të hidhnin në kutinë e votimit në këmbim të legalizimit për ndërtimet informale në zonën e Saukut, Tiranë.