Kryengritja si flaka e kashtës/ Putin fut në lojë Lukashenkon, Wagner ndalet 200 km para hyrjes në Moskë. Zhduket Prigozhin

Kryengritja si flaka e kashtës/ Putin fut në lojë Lukashenkon, Wagner ndalet 200 km para hyrjes në Moskë. Zhduket Prigozhin

U shua ashtu siç nisi. “Kryengritja” e grupit Wagner nuk ka zgjatur as 24 orë. Marshimi i tyre drejt Moskës u ndal 200 km para se të arrinin në destinacion. Rol vendimtar luajti ndërmjetësimi i presidentit bjellorus, Lukashenko. Një ditë pasi u nisën me të shtëna në ajër dhe duartrokitjet e turmës nga qyteti rus i Rostovit, milicët e Wagner dhe lideri i tyre Prigozhin kanë rënë në heshtje. Sipas New York Times, e cila citon burime të inteligjencës, autoritetet amerikane ishin informuar prej ditësh për planet e kreut të grupit mercenar Wagner. Ndërkohë, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) pretendon se rebelimi i Prigozhin mund të ketë dështuar, por Kremlini tani po përballet me një situatë "thellësisht të paqëndrueshme". Në një intervistë për Rossiya 1 të regjistruar më 21 qershor dhe raportuar sot nga Tass, Vladimir Putin pohon se prioriteti i tij është vëmendja ndaj operacionit special ushtarak në Ukrainë. “Me këtë e nis ditën time dhe po me të". Yevgeny Prigozhin duket se është zhdukur ose gjithsesi qëndron i heshtur. Lideri i milicisë Wagner ra dakord dje të largohej nga Rusia dhe të shkonte, për momentin, në Bjellorusi, së bashku me njerëzit e tij, në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Minsku. Megjithatë, se ku ndodhet ai për momentin është e paqartë. Informacioni i fundit është që nga mbrëmja e së shtunës, ku ai shfaqet në një video duke lënë selinë e qarkut ushtarak në Rostov-on-Don pasi ra dakord të transferohej në Bjellorusi. Sipas marrëveshjes, akuzat penale kundër Prigozhin do të bien, por për më tepër nuk dihet. Sa i përket luftëtarëve Wagner, zëdhënësi i Kremlinit Peskov tha se ata nuk do të përballen me veprime ligjore për pjesëmarrjen në marshimin në Moskë, duke thënë se Kremlini ka "respektuar gjithmonë veprat e tyre heroike" në vijën e frontit në Ukrainë. Por, sipas ekspertëve, ashtu si me marrëveshjen, mbeten shumë pikëpyetje për fatin e milicëve pas kryengritjes së tyre jetëshkurtër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy