Aksidenti tragjik ku humbën jetën babë e bir, arrestohet drejtuesi i 'Benz'-it

Aksidenti tragjik ku humbën jetën babë e bir, arrestohet drejtuesi i 'Benz'-it

Drejtuesi i automjetit tip 'Benz', Arlind Mihaj që u përfshi në aksidentin tragjik pasditen e djeshme në aksin Milot-Rrëshen i është komunikuar sot masa e arrestit në spital.

Shkak i aksidentit të rëndë, ku humbën jetën 3-vjeçari bashkë me të atin Shkurt Prenga, dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i kryer nga Mihaj.

Ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme, rreth orës 16:30, në afërsi të Milotit. I mituri me iniciale O.P., ishte në sediljen e pasme të makinës tip ‘Opel’ bashkë me dy prindërit ku u përplasën me makinën tip ‘Benz’ i cili shpërtheu menjëherë në flakë.

Ndërsa makina ku udhëtonin tre anëtarët e familjes Prenga nga fshati Rrilë i Lezhës është përplasur me tej me barrierat mbrojtëse të rrugës duke përfunduar si grumbull hekurishtesh.

I mituri ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa minuta pas të birit gjeti vdekjen edhe i ati, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nga aksidenti u plagos dhe zonja e shtëpisë, Fabiola Prenga e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy