
Avokatja Brizida Gjikondi në studion e lajmeve në MCN Live teksa ka komentuar lidhur me zgjedhjen e presidentti të ri të vendit deklaroi se ai nënshkruhet me firmat e 20 deputetëve dhe duhet të plotësojë dy kriteret.
Sipas saj ajo që bën Rama me deputetët duke u dhënë mundësinë për të dhënë secili nga një emër është një mënyrë për ti nxjerrë ata si të paaftë dhe që u mungon vizioni që ai vetë ka për të zgjedhur presidentin e duhur. Ajo tha se e sheh të vështirë përfshirjen e opozitës në këtë proces edhe pse duhet të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit.
Janë shpikje që bëhen për të konsumuar dhe legjitimuar ofertën që do i bëj Rama shqiptarëve për emrin e Presidentit. Ai ofrohet nga 20 firmat e deputetëve që ofrojnë një emër dhe ka vetëm dy kritere të ketë 10 vite në Shqipëri dhe të jetë 40 vjeç. Kjo tregon se klasa politike me dashje nuk ka bërë një ligj organik për presidentin. Është i vetmi institucion që s’ka ligj organik, kanë të gjithë institucionet e tjera. Kjo që bën Rama me shoqërinë civile është e palogjikshme, dhe kjo që ka bërë me deputetët për të dhënë secili nga një emër kam përshtypje se është në kuadër të asaj që ai po bën për ti lodhur me dëshirat e tyre dhe në fund të procesit të thojë që nuk meritoni të pyeteni se shiko sa të paaftë jeni, ju s’keni vizionin që kam unë për të zgjedhur një president të aftë. Mua më duket se Mediu dhe disa të tjerë më duken shumë të kompleksuar duke pritur dhe të varen nga ajo çfarë do të thojë Rama, kur ata detyrën e kanë nga shqiptarët dhe jo nga kryeministri. Shtyrja që thonë se do e bëjnë në maj mua s’më pëlqen sepse s’ ka kohë fizike. I shoh shumë të ngadaltë dhe duke parë mësymjen që do bëjë Berisha e shoh të vështirë situatën për tu përfshirë opozita edhe pse duhet bashkëpunim.
Ndër të tjera, avokatja u shpreh se emrat që përfliten paraprakisht asnjëherë nuk janë ata që dalin në fund, por sipas saj e mira do të ishte që kandidatura të mos ishte nga radhët e politikës dhe të mos ishte një grua.
Asnjëherë nuk dalin emrat që dalin tani, do jetë dhe kandidatura që do dali në fund, këtë ka treguar dhe historia. Drejtimi dihet që është vertikal që të arrij të zgjedhë personin që atë të mos e bezdisë në rrugëtimin e tij si kryeministër sidomos pas një eksperience të shëmtuar me Ilir Metën. Unë personalisht do të doja shumë të mos jetë figurë politike dhe të mos jetë grua, por si kam qejf këto kuotat e stisura për të promovuar gratë dhe nuk kemi parë që emancipimi i gruas shqiptare të reflektohet në shoqëri. Një femër presidente do ishte një levë e zgjatur qoftë nga secili krah dhe s’do doja një femër të bërë nga Rama apo Berisha. Dua një figurë jo politike dhe një person me integritet dhe dinjitet dhe të përfaqësojë shqiptarët me shpresë të varrë dhe të neveritur nga politika.



