Me duartrokitje, ashtu siç e meriton një artist i madh, Rikard Ljarja është përcjellë në banesën e fundit! Ljarja u nda nga jeta dje në moshën 77-vjeçare pas luftës me sëmundjen e rëndë dhe sipas amanetit që la, ceremonia e varrimit do bëhet në Shkodër.
Bashkëshortja e tij e mirënjohura aktore Marjeta Ljarja bashkë me dy fëmijët e saj kanë përqafuar njëri-tjetrin mes dhimbjes së madhe.
Për shkak të situatës së COVID-19, nuk ka pasur një prezencë të madhe të njerëzve, por vetëm miq dhe familjarë të afërt.
Aktori, regjisori, skenaristi dhe “Artist i Merituar”, Rikard Ljarja u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 77-vjeçare.



