
Çështja e vaksinimit të popullatës në këtë periudhe pandemie, është folur edhe në emisionin e sotëm të “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN Tv.
Lidhur me këtë Ilir Alimehmeti, mjek Epidemiolog, tha se më shumë edhe për shkak të mos informimit të thellë të popullatës, që nga janari, 1/3 e popullatës i qëndron fuqishëm mosvaksinimit.
Sipas tij, është momenti të koncentrohemi të 68% e popullatës që duan të vaksinohen.
“Kemi të bëjmë me shumë njerëz që kanë informacion të paktë. Ekziston gjithmonë një përqindje shumë e fortë që nga janari, kur ngurrimi ishte i madh, 1/3 e popullatës është stoike qe qëndron fort edhe sot e kësaj dite, por është momenti që duhet të arrijmë te ai 68 përqindëshi, pa u bërë ai 68 përqindëshi nuk është momenti qe të flasim për të tjerët”.



