
<p>Parlamenti ka hapur sot sesionin e ri. Gazetari Andon Kello, në një lidhje me studion e lajmeve, raportoi mbi seancën e parë, e cila u mbajt pasdite. </p> <blockquote> <p>Kryetarja e re, Elisa Spiropali, kërkoi respektimin e etikës parlamentare dhe vetë institucionit ligjvënës.</p> <p>Për herë të parë foli kreu i grupit të PS, Niko Peleshi, i cili kërkoi bashjkëpunim me opozitën. Kreu i grupit të PD, Gazmend Bardhi, theksoi se janë tre nisma që duhen miratuar: minimumi jetik, rritja e pensioneve dhe subvencionet në bujqësi. Opozita është shprehur e gatshme për bashkëpunim, por vota do të jetë vetëm në interes të qytetarëve.</p> <p> </p> </blockquote>



