Atentati në Dukagjin, shoqërohen katër të dyshuar, në kërkim djali i xhaxhait Gjovalin Guri

Atentati në Dukagjin, shoqërohen katër të dyshuar, në kërkim djali i xhaxhait Gjovalin Guri

Katër shtetas janë shoqërua nga policia vendore e Shkodrës si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasin Zef Guri, 73 vjeç dhe plagosjes së djalit të tij Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë. Mësohet se Gjin Guri ka marrë një plumb në kokë mbi syrin e djathtë ndërsa ka edhe dëmtime të tjera në trup.

Efekvivët kanë shoqëruar shtetasit Martin Qershija, Edmond Nika, Kujtim Dholla dhe Çesk Serraj ndërsa i dyshuar është edhe Gjovalin Guri. Ky i fundit është djali i xhaxhait i të plagosurit Gjin Guri ndërsa edhe më përpara ka qenë i shpallur në kërkim për kanabis dhe tashmë është i dyshuar edhe si bashkëautor i kësaj ngjarje të rëndë. Policia e Shkodrës ka dy pista kryesore të hetimit për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij.

Pista e parë ku janë përqendruar efektivët është për shkak të konflikteve për lëndët drusore. Sipas burimeve rreth 10 ditë më parë shtetasi Gjin Guri dhe babai i tij që u vra kanë goditur gjashtë persona që dyshohet se janë shtetasit e shoqëruar. Sherri para një jave dyshohet se ka ndodhur për shkak të parcelave me lëndë drusore.

Shtetasi Gjin Guri administronte një zonë pyjore në malin e Shoshit dhe personat të cilët ka goditur kanë tentuar që të kalojnë aty për të prerë dru. I plagosuri dhe viktima dyshohet se i kanë dalë para duke mos i lejuar dhe duke i goditur. 10 ditë pas kësaj ngjarje shtetasit Martin Qershija, Edmond Nika, Kujtim Dholla, Çesk Serraj dhe djali i xhaxhait Gjovalin Guri kanë shkuar tek një lokal që kishte Gjin Guri dhe aty dyshohet se i kanë qëlluar duke lënë të vdekur në vend Zef Gurin dhe duke plagosur rëndë djalin e tij Gjin Guri dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur derisa janë identifikuar nga policia dhe janë shoqëruar. Një tjetër pistë hetimi e policisë lidhur me këtë ngjarje është edhe ajo për kultivimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit.

Ndërkohë shtetasi Gjin Guri në nëntorin e vitit 2021 është sulmuar me tritol i vendosur në lokalin e tij në fshatin Nicaj të Shoshit. Po ashtu më përpara është arrestuar në vitin 2008 për shkak të një konflikti me një inspektor pyjesh dhe është arrestuar sërish në 2015-ën pasi ka qëlluar në drejtim të policisë duke u dënuar me dy vite burg. Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Zef Gurit dhe plagosjes së djalit të tij Gjin Guri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy