Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, të mbajtura ditën e djeshme.
Në nisje të reagimit, Ambasada falenderon të gjithë qytetarë shqiptarë ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar, duke shtuart se votimit u krye në mënyrë paqësore.
Por ambasada shton se pati edhe incidente dhe ankesa, e sipas SHBA-ve të tilla çështje duhen adresuar nga organet kopetente.
Në përmbylje të komunikatës së ambasadës së SHBA-së shkruhet se pavarësisht incidenteve, rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve nuk është cënuar.
Deklarata e plotë:
Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.
Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre.
Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime.
Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.



