Producenti i filmave Ilir Harxhi foli në emisionin “Arnautistan” për disa nga filmat e tij. Harxhi tha se kërkoi fonde, por nuk mori nga institucionet përkatëse.
Po ashtu ai ngriti shqetësimin e mos njohjes së të drejtës së autorit.
‘Tuneli’ është film i plotë, si dhe filmi ‘Daja’, që është dark comedy. Skenarin e ka bërë Jani Duri, në bashkëpunim me mua. U inspiruam nga ngjarje reale. Ka humor por ka edhe dramë, janë të gjitha. Ky është investim që provova disa herë të marrë fonde, dhe përgjigjja ishte jo jo. Disa vjet rresht e refuzuan dhe vendosa të bëja një sforco të madhe, të bëja një investim që më doli me sukses. Robert Ndrenikës i pëlqeu ai film sepse ishte një karakter që s’e kishte luajtur. Nga ai transmetimi i shumtë i filmit, njerëzit po flasin në rrugë. RTSH e ka hedhur në YouTube. Ia kam dhënë të drejtat sepse kanë nevojë. Duhet të ketë një lloj feedback-u, as kujtohet njeri për të drejtat e autorit. Projekti i radhës është një skenar që kap 70 vjet të historisë së Shqipërisë, nga fillimi i Luftës së Parë Botërore deri në vitet 90’ kur ra sistemi. Po presim një lloj buxheti”.
I pyetur mbi filmat e rij në Shqipëri, Harxhi tha:
Kam rezervat e mia, por normalisht mirë është të bëhet film sepse mbetet”. Ndërsa moderatori Nano e pyeti përse ka sukses Ermal Mamaqi, Harxhi u shpreh: “Ermal Mamaqi është më i zoti sepse arrin ta komercializojë”.
Ndër të tjera Harxhi foli mbi dokumentarët e tij, një prej të cilëve është rikthimi pas 35 vitesh në vendin ku u luajt “Koncert në Vitin 36’”.
Koncert në Vitin 36’ është luajtur në Libohovë, në të njëjtin vend kam çuar aktorët pas 35 vitesh. E thotë Margarita batutën, gjysma e batutës është 35 vjet më parë, gjysmën 35 vjet më vonë. Vendet ishin pothuajse më të paprekura. Është rreth 100 metra dekor. U bë punë e madhe që të krijohej imazhi i Lushnjës. Është një dekor gjigant, është vila e Myfit Libohovës. Pastaj e gjitha është bërë dekor. Nga më gjigantet e Kinostudios. Atëherë ishte e aftë të bënte dekore. Tani kur bëjmë filma i gjejmë të gatshme, vetëm i përpunojmë, se s’kemi buxhete për të krijuar ambiente”.



