“PD-ja ka nevojë për Berishën”, Mitro: Fushata e kandidatëve për kryetar partie mund të bëjë për vete elektoratin gri

“PD-ja ka nevojë për Berishën”, Mitro: Fushata e kandidatëve për kryetar partie mund të bëjë për vete elektoratin gri

Kryeredaktori i lajmeve në MCN, Leonard Mitro u shpreh se askush tjetër nuk mund të krijonte këtë lëvizje brenda PD, përveç ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk di a do mundet njeri tjetër brenda PD të krijonte këtë lëvizje përveç Berishës. Kemi parë dhe zëra të tjera, por faktori që ka mbledhur më shumë njerëz përballë Bashës është Berisha. Për një periudhë të shkurtër Berisha mund të qëndrojë në krye të PD, por shumë shpejt duhet të hapet sepse nëse Basha është gjykuar për marrëveshje të fshehtë me Ramën, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Berishën.”, u shpreh Mitro.

Sipas Mitros PD-ja ka nevojë për Berishën në mënyrë që të mos mbyllet në vetvete, por të hapë një garë për kandidatët për kryetar partie. Sipas tij kjo gjë do t’i shërbejë PD-së që të mbledhë rreth vetes edhe elektoratin gri.

“Mendoj që PD në këtë fazë të rindërtimit të saj ka nevojë për Berishën të paktën deri në 21 mars. Rreziku është që të mos tkurrët sërish në atë që ndodhi në vitin 2013, por të hap një proces gare ku në perspektivë kandidatët të dalin në terren dhe të bëjë fushatën e tyre në mënyrë që PD të mbledh në vetvete dhe elektoratin gri.”, përfundoi Mitro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy