Vrasja e Gosës në lokalin në Kavajë, lihet në burg Habib Rexha

Vrasja e Gosës në lokalin në Kavajë, lihet në burg Habib Rexha

“Arrest me burg” ka caktuar gjykata ditën e sotme për 31-vjeçarin Habib Rexha, i cili akuzohet për vrasjen e Arjan Gosës pak ditë më parë në lokal në Kavajë, teksa pinte kafe me të atin.

“Arrest shtëpie” u caktua për shokun e tij Ervis Kurti, i cili dyshohet se e ndihmoi Rexhën të largohet pas krimit.

31-vjeçari akuzohet për vrasje për gjakmarrje, pasi krimi i së dielës së kaluar ndodhi pasi Rexha kishte humbur vëllanë në fund të muajit mars, i vrarë nga vëllai i Gosës, i cili gjithashtu mbeti i vrarë në konflikt.

Armand (Edmond) Gosa, u konfliktua me Altin Rexhën, ku njëri qëlloi me thikë dhe tjetri me armë, duke bërë që të dy të gjejnë vdekjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy