Trump Media and Technology Group (TMTG), kompania mëmë e platformës “Truth Social” të ish-presidentit amerikan Donald Trump, po padit Washington Post për shpifje, duke pretenduar se kërcënohet ekzistenca e saj. Padia, e ngritur të shtunën në Florida, kërkon 3.78 miliardë dollarë dëmshpërblim. Në një artikull që mban datën 13 maj pretendohet se gazeta akuzoi në mënyrë të rreme TMTG për mashtrim të letrave me vlerë dhe disa shkelje të tjera.
Artikulli pretendonte se TMTG fshehu nga aksionerët faktin se po merrte një kredi të supozuar të dyshimtë nga banka Paxum, e cilësuar si një "bankë miqësore me pornografinë", që do t'i jepte një bankieri famëkeq aksion kontrollues në Truth Social.
Sipas padisë së TMTG, akuzat bazohen në pretendime fiktive të bëra nga ish-punonjësi i pakënaqur Will Wilkerson. "Dëshmitë" përfshijnë dokumente të rreme, si dhe një histori të mëparshme të rreme të publikuar nga The Guardian, në të cilën pretendohej se prokurorët federalë po hetonin TMTG për shkelje të mundshme të pastrimit të parave.



