
Irani lëshoi sot njëkohësisht tre satelitë ushtarakë duke përdorur raketën mbajtëse Simorgh (Phoenix) të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve Mehr.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, satelitët përfshijnë Mahda, një satelit i lehtë telekomunikacioni, i ndërtuar për të testuar nënsistemet e zhvilluara satelitore, nanosatelitin Kehan-2, i cili ofron aftësinë e pozicionimit lokal për marrësit në tokë, dhe nanosatelitin Hatef-1, i ndërtuar gjithashtu për të testuar teknologjinë e komunikimit me brez të ngushtë.



