Raundi i tretë/ Rusta: Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Raundi i tretë/ Rusta: Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Teksa paraprakisht në vend dështuan gjatë javëve të kaluara raundi i parë dhe i dytë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, sot u mbajt raundi i tretë.

Në garë ishin anëtare të kësaj gjykate, Fiona Papajorgji, Holta Zaçaj dhe Marjana Semini.

Sipas gazetarit Arsen Rusta, në raundin e dytë, asnjëra nuk mori 5 vota, për pasojë zgjedhja u shty për më 20 shkurt.

Teksa sot Holta Zaçaj sapo u zgjodh me 5 vota pro, si kryetarja e re e Gjykates Kushtutuese.

 Pati përplasje mes gjyqtarëve por edhe grupim interesi përfshirë nga politika edhe vet gjyqtarët për të përzgjedhur drejtuesen e re me një mandat 3 vjeçar.

Zaçaj edhe pse e ardhur e fundit në këtë gjykatë, por me votim doli e para pas 3 raundesh, teksa në raundin e tretë mori 5 vota të mjaftueshme.

Afati për këtë drejtim gjykate do të jetë deri në vitin 2026.

Me këtë votim tashmë është e përfunduar ky proces dhe përfundimisht tashmë Gjykata ka 9 anëtarët e saj.

PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE
Holta Zaçaj, kryetare
Marsida Xhaferllari, anëtare
Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
Dr. Elsa Toska, anëtare
Sonila Bejtja, anëtare
Dr. Sandër Beci, anëtar
Ilir Toska, anëtar
Gent Ibrahimi, anëtar
Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy