Irina Shayk kthehet pas në kohë si Demi Moore. Modelja ruse që pak ditë më parë u mësua se është shtatzënë, ka rikrijuar skenën e punës me baltë te filmi “Shpirti”, me aktorët Patrick Swayze dhe Demi Moore.
Kjo pjesëz e filmit të njohur të viteve ’90 ka ardhur me doza akoma më të mëdha joshjeje në interpretimin e modeles.
Videoja është xhiruar për llogari të revistës britanike “Love”, e cila po bën një rikthim në të shkuarën nëpërmjet rikrijimit të skenave të disa prej filmave më të njohur të viteve ’80-’90.



