Konflikti Izrael-Palestinë/ Egjipti po ndërmjetëson armëpushimin mes palëve

Konflikti Izrael-Palestinë/ Egjipti po ndërmjetëson armëpushimin mes palëve

Bisedimet janë duke u zhvilluar për t'i dhënë fund dhunës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë. Si pasojë e tensioneve në Gaza, të paktën 31 palestinezë janë vrarë që prej ditës së premte.

Militantët e Xhihadit Islamik dhe Izraeli raportohet se kanë rënë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti, por zyrtarisht bisedimet janë ende në progres.

Më herët, raketat e lëshuara nga Gaza arritën në Jerusalem për herë të parë që nga maji i vitit të kaluar.

Izraeli thotë se ka nisur sulmet për shkak të një "kërcënimi të menjëhershëm" nga militantët.

Megjithatë, dhuna deri më tani ka qenë më e kufizuar pasi Hamasi - grupi islamik që sundon Rripin e Gazës dhe që shpesh koordinohet me PIJ - nuk është bashkuar me sulmet kundër Izraelit. Izraeli thotë se PIJ ka lëshuar qindra raketa ditët e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy