Qeveria e Boris Johnson nën presion, rastet Covid vazhdojnë të rriten

Qeveria e Boris Johnson nën presion, rastet Covid vazhdojnë të rriten

Mbretëria e Bashkuar po lufton me një nga nivelet më të larta të infektimeve COVID-19 në Evropë, pavarësisht suksesit të hershëm të fushatës së vaksinimit, duke vënë në pikëpyetje politikën liberale shëndetësore të qeverisë së Boris Johnson.

Shifrat e publikuara të hënën treguan se 49,156 persona të tjerë rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit, numri më i lartë që nga mesi i korrikut.

Gjatë dy javëve të fundit, infeksionet e reja janë luhatur mes 35,000 dhe 45,000 raste ditore. Më 12 tetor, shkalla e incidencës arriti 410 raste për 100,000 banorë, shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Evropës dhe gati 10 herë më shumë se në Francë.

Vetëm Rumania, Serbia dhe vendet baltike janë në një situatë më të keqe.

Në korrik, qeveria e Johnson hoqi shumicën e kufizimeve të mbetura të koronavirusit, në një kohë kur shumë vende evropiane “luftonin” të bënin fuksionale certifikatat e vaksinimit.

Shkencëtarët i shpjegojnë rastet e larta ditore me numrin e madh të testeve të kryera në Mbretërinë e Bashkuar. Me gati 900,000 në ditë, kjo është shumë më e lartë se numri ekuivalent në vende të tilla si Gjermania dhe Franca ku që nga mesi i tetorit testet nuk mbulohen më automatikisht nga sigurimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy