Vuçiç kërkon lëshime që serbët të futen në zgjedhje: Duhet më shumë autonomi në Veri
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Kosova nuk duhet të organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në Veri, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë.
“Të gjithë serbët në Veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçiç për “Reuters”. Presidenti serb shtoi se “dikush duhet ta marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet e reja atje”.
Sipas Vuçiçit autoritetet në Kosovë do të duhet të bëjnë disa lëshime për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja.
“Ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë dhe kryetarëve të komunave”, tha Vuçiç.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.