Mbështetësit i mblidhen poshtë shtëpisë, Berisha fjalim nga dritarja: Betejë pa kthim

Mbështetësit i mblidhen poshtë shtëpisë, Berisha fjalim nga dritarja: Betejë pa kthim

Për të dytën herë brenda ditës mbështetës së kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, janë mbledhur poshtë shtëpisë së tij në solidarizim për masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Prag-mbrëmjen e sotme ata kanë thirrur në kor në mbështetje të tij, ndërkohë që Berisha iu është drejtuar me një fjalim nga dritarja e banesës së tij, teksa mbante mikrofon në duar.

Ai i ftoi simpatizantët që të ngrihen të gjithë bashkë, pasi tha se është koha e guximtarëve dhe sakrificave.

Përshëndetje popullit opozitar nga zemra uroj sukses në betejën tonë pa kthim, në betejën tonë të fitores. O sot o kurrë! Në këmbë shqiptarë.

Miqtë e mi, këto ditë nuk kemi pasur një komunikim zanor me ju.

Ju garantoj se nuk ka qenë absolutisht vendimi i Edi Ramës që ka ndërprerë komunikimin, por ka qenë një gjendje gripale e cila kërkonte që të ruhesha për mosrëndimin e saj. Ajo kaloi shkëlqyeshëm dhe do ju rrëfej një gjë.

Gjithë jetën unë kisha bërë vaksinën e gripit, por kur pushtetet filluan të na e imponojnë si në diktatura qytetarëve, unë hoqa dorë prej saj dhe nuk do e bëj ndonjëherë.

Miqtë e mi, Edi Rama në traditën e tij më të shëmtuar, në traditën e të atit të tij xhelat, i cili si zëdhënës i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, firmoste varjen në litar të fjalës së lirë të poetit të pavdekshëm Havzi Nela, urdhëroi mercenarët e tij t’i ndërpresin Sali Berishës çdo komunikim me ju.

Por unë do u rrëfej ju një gjë. Unë dhe çdo njëri prej jush kemi dy Kushtetuta. Kushtetutë supreme kemi ndërgjegjen tonë. Ajo është hyjnorë, është tokësore.

Ne i bindemi asaj, njëlloj si Zotit dhe ndaj u garantoj ju se Sali Berisha do pranojë dhe do bëjë vetëm atë që është në interesin tuaj, në interesin e demokratëve, në interesin e pluralizmit, në interesin e Shqipërisë.

Përveç kësaj, vendi, kombi ka një Kushtetutë të miratuar. Një Kushtetutë që përdhoset, shkelmohet çdo ditë nga diktatori i bandave, Edi Rama dhe mercenarët e tij në Skap dhe në drejtësi.

Për Edi Ramën, Kushtetuta e vendit nuk ekziston. Kushtetuta ka një nen të saj, ka nenin 17, në të cilin përcakton se nuk ka kryeministër, nuk ka gjykatës, nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes.

Ajo ndodh vetëm me ligj, por horat ligj nuk kanë, horat moral nuk kanë.  Ndaj dhe ne respektojmë Kushtetutën supreme, por respektojmë edhe Kushtetutën që qëndron në themel të shtetit ligjor.

Miqtë e mi, kjo është një betejë që ka një mision të shenjtë hyjnor, rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij 33 vjet pas themelimit të PD.

Përveç kësaj saj vendi, kombi ka një kushtetutë që përdhoset dhe shkelmohet çdo ditë nga diktatori i bandave, Edi Rama.

Kushtetua ka një nën te saj, nenin 17 që përcakton se nuk ka kryeministër, gjykatës dhe prokurorë që të mohojë lirinë e shprehjes.

Horat ligj nuk kanë, moral nuk kanë. Ndaj dhe ne respektojmë Kushtetutën supreme. Kjo është një betejë që ka mision rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij.

Sot unë paraqita në Facebook flamurin e PD, në fakt ai është flamuri i pluralizmit, flamuri i partisë që solli pluralizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy